Edhe në Bashkinë Shkodër janë dorëzuar të gjitha kutitë dhe materialet e votimit në 4 KZAZ që do të kryhet numërimi. Procesi i numërimit pritet të nis pak para mesnatës. Në Shkodër kujtojmë se në 3 qendra votimi 2 në Shosh dhe 1 në Pult për shkak të motit të keq u anulua votimi. Dëbora e dendur pamundësoi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Pjesëmarrja në votime ishte 29.11 %.
