Gjykata zhvilloi me dyer të hapura procesin e Plumbit të Artë, ku avokatët i drejtuan pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Dumani u pyet në seancë edhe nga vetë Gentian Sharra. Ndër të tjera, i penduari i drejtësisë rrëfeu për grabitjen e banesës së dhëndrit të Agron Dukës.

Gentian Sharra: Tek magazina e Aardian Çollakut, i latë lekët dhe u larguat.

https://15e69dfcf981ea44d31d665265796f5f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-41/html/container.html

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numëruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numëru lekët.

Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam hequr targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

Top Channel