Gjykata e Lartë vendosi të kthejë për rishqyrtim dosjen “5D”.

Ajo vendosi të rrëzojë për herë të parë një vendim të Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe të çojë për rishqyrtim dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Treshja e gjyqtarëve nuk mbajti të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm më parë la në fuqi masën “arrest në burg” për dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato, nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, më 3 maj.

Redi Molla dhe Mariglen Qato prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit së bashku me Taulant Tushen, Julian Zanajn dhe Eglantina Zeren.

Top Channel