
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i akuzuar nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”, tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, cka do te thote se ai kerkon gjykim normal me shqyrtimin e provave dhe deshmive.
Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se veçimi e dëmton çështjen.
“Patëm pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese për të deklaruar të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por nga Kushtetuesja kemi një vendim “as mish, as peshk”.
Nga kërkesa për gjykim të shkurtuar e kërkoi edhe i pandehuri Edmond Preka, ndërsa të pandehurit e tjerë, përfshi ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-oficerët e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbega, kërkuan gjykim të shkurtuar.
Dosja Metamorfoza lidhet me nje numer vrasjesh e tentativa vrasjesh te ndodhura ne vend pergjate disa viteve.
