GJKKO vendosi që të bëjë shpallje publike për lajmërimin e të plagosurve për ngjarjen e Gërdecit, sikurse pranoi familjarët e viktimave si palë në proces. seanca e radhës do të jetë në 22 qershor në orën 14:00.
Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija deklaroi për mediat se ky vendim ishte si rezultat i një lufte shumë të gjatë.
Avokati: Historia e pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave është një luftë shumë e gjatë. Ka qenë shumë e vështirë të ndryshohej që të arrinte kjo pikë e sotme,. Pra të jenë krah për krah me të gjitha palët e tjera. Numri është i madh, dhe ky ishte hapi më logjik që do të duhej të bënte gjykata. Ata kanë të drejta për të kërkuar çdo gjë që debatohet atje. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Interesi I familjarëve ka qenë për të zbardhur ngjarjen, vetëm e vërteta.
Zamira Durda, e ka cilësuar këtë si një fitore të vogël. Ka qenë urdhëri i ministrit për të cilin Durda thotë se i ka vrarë djalin.
Zamira Durda: Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën urdhëri i ministrit e vrau djalin tim.