Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet sot në GJKKO në kuadër të respektimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Teksa kjo është e hëna e tretë e muajit, Berisha duhet të paraqitet siç e përcakton procedura, ndërsa ndaj tij po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kujtojmë se kjo masë është në fuqi dhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ad