Fatmir Bektashit i komunikohen akuzat! Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ai nga sot është i pandehur për korrupsion dhe për pastrim parash, njësoj si Jamarbër Malltezi.
Pyetjeve të Anila Hoxhës i akuzuari refuzoi t’ju përgjigjet, duke bërë ironi, një sjellje kjo e të pandehurit qe ka qenë e tillë prej ditës së parë kur gjykata antikorrupsion caktoi masën e detyrimit me paraqitje.
