Erion Murataj PSD

SPAK ka dhënë pretencën për ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarkën për Dosjen Toyota Yaris.

Prokuroria kërkon 4 vite burg, 3 në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata cakton seancen e radhes ne date 5 maj ora 09.00, do behet mbrojtja me pas shpallja e vendimit.

“Nga hetimet ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga pëedoruesit e Sky Ecc, që mundësonte komunikime të fshehta.

Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës.

Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e një tjetër çështje, në bashkëpunim me Radovan Çela.

Oficerja e policise gjyqesore Daupaj mori 10 mijë euro në mënyrë që të ushtronin ndikim te Elisabeta Imeraj për të zbutur masën e sigurisë.

Astrit dhe Radovan Çela i kanë dhënë 50 mijë euro Erjona Daupajt për tia dhënë shtetases Elisabeta Imeraj që të ndikonte më pas te punonjës të gjykatës së Tiranës”