Erion Murataj PSD

Mjeku shqiptar në Austri, Shkëlqim Beqiri, thotë se shteti austriak, ka dhuruar një pjesë të vogël të vaksinave të Pfizer, në fillim të procesit të vaksinimit.

Austria llogariti që 5% të dozave t’ia jepte vendeve të Ballkanit, unë them që është aftësi e kryeministrit  Rama, arriti që Shqipëria të merrte dozat e para”, thotë Beqiri. Sipas tij, ky nuk është një version zyrtar, por është një informacion që diskutohet mes mjekëve në Austri.

Por, ky vendim i qeverisë austriake, i ka hapur probleme para popullit austriak, thotë mjeku. “Vendi i origjinës së dozave të para u mbajt anonim për mos t’i krijuar probleme kancelarit austriak, që mesa duket i kushtoi. Ky vendim solli kosto politike dhe javën tjetër do të ketë dhe interpelancë në parlament. Edhe në Austri ka pasur probleme me vaksinimin, ndikoi në përhapjen e panikut për AstraZeneca-n duke e vonuar procesin”.

Top Channel