Ka përfunduar në barazim 3-3 koha e rregullt e ndeshjes mes Spanjës dhe Kroacisë, e vlefshme për turin e 1/8 të Euro 2020. Tashmë skuadra që do të kalojë në raundin tjetër do të vendoset në kohën shtesë.
E pabesueshme ajo që ndodh në Kopenhagen. Aty ku ndeshja dukej se pas golit të tretë të Spanjës do të ishte e mbyllur, Kroacia gjen forcën dhe me ndërrimet e trajnerit Dalic arrin të shënojë dy gola…
Në fillim Orsic me ndihmën e teknologjisë dhe më pas në kohën shtesë vjen edhe goli i bukur nga Pasalic me kokë.
Spanja goditet në fund! Tani gjithçka vendoset në shtesë por e pafalshme për “demat e kuq”.
