Një dramë e vërtetë është ajo që po i ndodh Kombëtares shqiptare në stadiumin Wembley të Londrës, aty ku gjigandët anglezë kanë shënuar plot 5 herë vetëm në pjesën e parë.

Harry Kane ka shënuar tre gola kundër Shqipërisë mbrëmjen e sotme në stadiumin ëembley, përkatësisht në minutën 18, 33 dhe 45+1.

I pari që zhbllokoi shifrat ishte Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United, i cili shënoi në minutën e 9 të takimit. Ndërsa anjë gol në pjesën e parë u shënua nga Jordan Hederson.

Në këtë mënyrë ëndrra Katar 2022 për Kombëtaren shqiptare merr fund mbrëmjen e sotme. Duke pasur parasysh forcën e Kombëtares Angleze pritej që Shqipëria nuk mund të bënte mrekullinë, gjithsesi kjo humbje 5 me 0 vetëm në pjesën e parë trondit fort kuqezinjtë.