Huawei prezantoi aplikacionet e reja teknologjike që do t’i vijnë në ndihmë klientëve dhe partnerëve të industrisë për të përballuar sfidat me të cilat do të haset ekonomia globale së shpejti. Këto aplikacione ju bënë të ditura publikut gjatë eventit të mbajtur nga Huawei, Eco-Connect Europe 2021 me temë “Dixhitalizim dhe Ekologji, Kalimi në Vlerë”. Ky event u mbajt online dhe offline në 5 vende në datat 28 dhe 29 tetor.
Drejtori i Bordit Ekzekutiv të Huawei dhe Kryetari i Bordit Menaxhues për Infrastrukturën e TIK-ut, David Wang prezantoi raportin “Bota Inteligjente 2030” dhe rëndësinë që ai ka për Evropën. Huawei do të jetë partneri kryesor që do të ndihmojë Evropën për të ndërtuar një infrastrukturë solide dixhitale. Ai pohoi : “Suksesi i Evropës do të jetë i pandashëm nga novacioni i pandërprerë në infrastrukturën dixhitale.”
Fushat, në të cilat novacioni i Huawei-t do të krijoje vlerë për Evropën janë: hardueri, shërbimet cloud, AI, fuqia dixhitale dhe ekosistemet e softuerit.