Home AKTUALITET “Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare”/ Mjekët e Spitalit të...

“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare”/ Mjekët e Spitalit të Traumës sërish në protestë për kolegët e arrestuar: Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg

17

Për të dytën ditë me radhë, mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë sot sërish në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre, që akuzohen për marrje rryshfeti.

Mjeku Gent Stroni ka vënë theksin tek fakti që mungesa e mjekëve në Shqipëri është e madhe dhe për këtë arsye, derisa drejtësia të gjejë prova tha ai, mjekët duhet të lihen të lirë të bëjnë punën e tyre.

“Të mos bëhet gjyq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në burg. Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Mos harroni që problematika ekziston që këta mjekë janë një forcë pune, një aset i mjekësisë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë opracion cdo ditë.

Mos harroni dhe tjetrën që pas Luftës së Dytë Botërore mjekët që ishin kriminelë kishin kryer eksperimente me trupin e qytetareve nuk i arrestuan e as i dënuan por i çuan të punonin.

Ne këtu kemi mungesa mjekësh e i fusim në burg pa pasur prova. Ja ku kemi nga historia një mënyrë ku mund të referohemi.

Po mbahen të burgosur dy persona që nuk e kanë vendin aty, nëse drejtësia e vërteton, kushdo nga ne duhet të merret me drejtësinë nëse mendon që është bërë një akt korruptiv por deri sa të vërtetohet ky person s’ka rrezikshmëri sociale, atëherë pse mbahet në burg?”, tha mjeku Stroni.