Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë Rrugore të Tiranës pasi drejtonin mjetet e tyre nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe/ose drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetet me drejtues shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.