Një 36 vjeçar me inicialet M.K 36 vjeç është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është bërë shkak që të përplasej me një mjet bujqëosr, motokarro, duke plagosur rënde drejtuesin e saj me inicialet I.V., 36 vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i mjetit bujqësor aktualisht gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i Plotë

Durrës

Vihet në pranga një shtetas, i cili shkakton aksident duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW” është përplasur me mjetin bujqësor, motokarro, pa targa, me drejtues shtetasin I.V., 36 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.