
Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe për pasojë ka shkaktuar dhe aksident.
“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurorinë për shtetasin 17-vjeçar, banues në Gjormë, Kurbin, pasi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u dëmtua 17-vjeçari dhe pasagjeri shtetasi O. H., 24 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. U referua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.
