
Tiago Mota ka thënë fjalët e tij pas shkarkimit që erdhi nga Juventusi. Trajneri u largua si dështim, ndërsa vetë drejtori Xhuntoli iu drejtua duke e konsideruar turp zgjedhjen e tij në krye të “Zonjës”.
“Kam përjetuar momente intensive, gjithmonë përballë vendosmërisë maksimale dhe dëshirës për t’u përmirësuar çdo ditë.
Falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe të gjithë njerëzit e klubit që më mbështetën në punën time, lojtarët për punën dhe përkushtimin që nga dita e parë së bashku.
I uroj tifozëve dhe Juventusit më të mirën për të ardhmen”, u shpreh Tiago Mota.
Igor Tudor ka firmos për të mbyllur sezonin. Kroatit i është besuar pjesa e mbetur ku është objektiv zona Champions.
