Pas dhënies së dritës jeshile nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njofton se mësimi për maturantët fillon që prej ditës së nesërme në 10 bashkitë ku deri më tani mësimi zhvillohej online.

“Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Arsimit bën me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-Covid. /tvklan.al