Tre persona janë arrestuar në Vlorë, të cilët drejtuan automjetin në mënyrë të parregullt.
Në pranga ra një 64-vjeçar, P.SH., pasi teksa drejtoi mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasoj ka dalë nga rruga, ku ka mbetur i dëmtuar lehtë pasagjeri 74-vjeçar.
Edhe një 24-vjeçare, banuese në fshatin Bestrovë, Vlorë, u arrestua pasi drejtonte mjetin pa patentë.
Një 52-vjeçar, banues në fshatin “Babicë e Madhe”, Vlorë, u arrestua po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.