Ashtu siç njoftoi një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka nisur prezantimine drejtuesve të rinj të policisë në qarqe.Ndalesa e tij e parë ishte Elbasani, nga ku në drejtorinë vendore bëri prezantimin e drejtuesit të ri të kësaj drejtorie Ardian Çipa.
Një ditë më parë Gledis Nano prezantoi drejtuesit e rinj të policisë në qarqe pak ditë pas emërimit në detyrë ndërkohë që ka kërkuar prej tyre përmirësimin e treguesve të sigurisë dhe rendit publik.
Drejtori i Përgjithshëm tha se e gjithë struktura e policisë do ti nënshtrohet një analize me qëllim përmirësimin e punës dhe të organizimit, ndërsa shtoi se ndryshimet e bëra janë firmosur pas një analize të hollësishme të punës përfshirë edhe 100 ditëshin e vendosur nga kryeministri Edi Rama.