Astronomët kanë zbuluar një burim drite që vjen pas një vrime të zezë për herë të parë, fakt ky që tregon se Ajnshtajni kishte të drejtë.

Studiuesit po vlerësonin rrezet X që shkëlqenin nga një vrime e zezë supermasive që gjendej në qendër të galaksisë spirale Zwicky, rreth 1,800 milionë vite dritë larg kur zbuluan fenomenin e papritur.

Bashkë me një ndriçim të rrezeve X nga fillimi i vrimës së zezë, shkencëtarët zbuluan dhe një numër valësh të ndriçuara që vinin nga një origjinë e pa caktuar. Këto shpërthime drite të papritura kanë qenë më të vogla, erdhën më vonë dhe shfaqeshin me ngjyra të ndryshme nga drita që vinte nga para vrimës së zezë.

Shumë shpejt studiuesit kuptuan se këto valë vinin nga prapa vrimës së zezë supermasive vërtetojnë teorinë e përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, që thotë se përkulja e hapësirës dhe kohës bën të mundur udhëtimin e dritës përreth vrimës së zezë.

“Çdo dritë që futet në vrimën e zezë nuk del prej saj, pra ne nuk duhet të shohim asgjë pas vrimës së zezë” tha shkencëtari Dan Wilkins. “Arsyeja se pse ne mund të shohim këtë dritë në pjesën e pasme është sepse kjo vrimë po përkul hapësirën, dritën dhe fushën magnetike rreth saj.