Kryeministri malazez në detyrë, Dritan Abazoviç tha në një intervistë për TVCG se ka dëshirë të martohet, por askush nuk i jep vajzën për t’u martuar.

Deklarata e tij, sigurisht e vendosur në kontekstin e batutës, shkaktoi të qeshura në publik.

Abazoviç pohoi se është në kohë për të ndërtuar një familje dhe i gatshëm për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Qeveria e Abazoviç në Mal të Zi u rrëzua pasi Kuvendi votoi mosbesimin ndaj qeverisë. Diskutimi i 20 gushtit zgjati 12 orë.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Abazoviç është në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ai deklaroi se e pranon humbjen, por vijoji me akuzat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar.