
Dritan Rexhepi ka mohuar se qëndron pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, duke u thënë që nuk është ai Gramozi nga Vlora që përmendet në përgjime.
“Mbreti i drogës” është shprehur se nuk e njeh Gentian Docaj ( Funiqi) duke shtuar se emrin e tij e ka dëgjuar nga mediat dhe në dosjen që ka lexuar.
“Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja”, deklaroi ai në GJKKO.
Dritan Rexhepi: Kisha më shumë se 5 vite që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar, i cili doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja.
Nëpërmjet një familjari u mundova të marr informacione, dhe më kanë thënë se dhe më thanë qe ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarëve të familjes. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi ca bëj unë, jo ç’thonë të tjerët.
SMS/ Erjon Braçe “përjashton” nga Partia Socialiste ish-kryetaren e Njësisë 5: Po na saboton!
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet e SKY mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit!
Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të të birit
Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora qe flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 vetë.
Pa bërë asnjë lloj hetimi akuzohem unë. Unë kisha një emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam patur në fëmijëri, deri në moshën 25 vjeç. Vetëm familjarët me thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmije me një ekuadoriane si dhe dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç.
