Dikur miq të ngushtë, por dy reperët e famshëm Drake dhe Chris Brown u përfshinë në një përleshje që çoi në prishjen e marrëdhënies së tyre.
Prej kohësh, dy djemtë s’kishin më asnjë lloj komunikimi me njëri-tjetrin por duket se më në fund kaq dritë jeshile për raportin e tyre.
Drake dhe Chris Brown kanë qenë të pranishëm në festën e ditëlindjes së një mikut të tyre të përbashkët dhe jo vetëm që kanë qëndruar pa problem në të njëjtin ambient, por edhe kanë festuar shumë pranë njëri-tjetrit, në grup.
Duket se gjakërat janë qetësuar dhe dy çunat e famshëm mund t’i shohim përsëri miq.
Përsa i përket Drake, ai triumfoi në “Billboard Music Aëards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”.
Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3 vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij. Këtë fjalin, ai e përfundoi duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.
“Dua t’ia kushtoj këtë çmim miqve të mi, dua t’ia kushtoj këtë çmim bashkëpunëtorëve prej një kohe të gjatë. Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet tuaja dhe muzika që bëni me të vërtetë më bën që të kuptoj se çfarë duhet të bëj më tej. Faleminderit familjes time të bukur“, tha Drake.