Bien në prangat e Policisë së Tiranës 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë gjysëm automatike, lëndë narkotike kokainë, lëndë narkotike kanabis, si dhe fara kanabisi.
Specialiastët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.