Një grup shqiptarësh që shpërndante kokainë është goditur në Itali. Mediat vendase raportojnë se këtij grupi i janë sekuestruar së paku 11 kg kokainë. Mësohet se nën hetim janë 20 persona ndërsa 14 prej tyre ende nuk u dihet vendndodhja.

Vlera e kokainës do të kapte një shifër prej rreth 3 milionë eurove. Kryesisht shqiptarët vepronin në zonën e Umbria. Për momentin vetëm 6 persona janë gjurmuar nga policia.

Nga masat paraprake, 1 ka të bëjë me arrest me burg (shtetas shqiptar i kufizuar në Perugia), 4 me arrest shtëpie (për momentin vetëm një rumune dhe një italian), 4 janë detyrime të qëndrimit në bashkinë e Umbrias me paraqitje ditore në policia gjyqësore (2 të ekzekutuar) dhe së fundi 11 janë ndalim qëndrimi në Umbria (vetëm 1 i ekzekutuar).

Hetimet nisën në vitin 2019, partneritet me bazë në Shqipëri

Hetimet raportohet se kanë nisur që në qershor të vitit 2019, pas kontrollit të një përdoruesi të ri kokaine, i cili, në këtë rrethanë, kishte raportuar në polici se kishte blerë dozën nga një burrë me kombësi shqiptare. Pas hetimeve rezultoi se në Peurgia funksiononte një rrjet trafikantësh me burra dhe gra nga Shqipëria që merreshin me shpërndarjen e kokainës.

“Call Center” në Shqipëri, drogë me vizë turistike

Në mënyrë të veçantë, organizata kishte krijuar një lloj shërbimi “call center” në Shqipëri, i cili me marrjen e kërkesës telefonike nga punonjësi në detyrë, kontaktonte shpërndarësin në Itali për dërgimin material të dozave të kokainës, duke dhënë informacion për kohën, vendin dhe sasinë që do blihej.

Hetimet kanë dokumentuar më shumë se 500 shitje droge të kryera në këto mënyra. Të punësuar ishin disa shqiptarë të cilët mbërritën në provincën e Perugias me synimin për të qëndruar në territor, në dispozicion të shoqatës, për tre muajt, aq sa lejohet nga viza turistike.

Sekuestrohen 11 kg kokainë

Gjatë hetimit, policia sekuestroi mbi 20,000 euro cash dhe arriti të kapte dy ngarkesa kokainë, një prej 6 kg nga Gjermania dhe një tjetër prej 5 kg në dispozicion të njërit prej të dyshuarve në Asiz, të cilat i shisnin me pakicë që do të kishin fitim mbi 3 milionë euro.

Kërkime jashtë vendit për të arrestuarit e tjerë

Deri më tani policia është vënë në kërkim të 12 shqiptarëve dhe një egjiptiani. Aktualisht ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. /abcnews.al/