Tragjedi në Dropull. Një çift i moshuar humbën jetën mbrëmjen e sotme në luftë me flakët, pasi shtëpia e tyre në fshatin Hllomo të bashkisë Dropull u përfshi nga zjarri.
Viktimat janë Irakli dhe Fotini Panajoti. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre.
Fshati Hllomo ndodhet rreth 3 orë larg nga Gjirokastra dhe infrastruktura rrugore është tejet e vështirë dhe amortizuar. Zjarrfikësja ka shkuar me vonesë për këtë arsye. Fshati banohet nga numër fare i vogël banorësh./ Abcnews.al
