BRITANI – The Sun shkruan se këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa tashmë ka dyfishuar pasurinë e saj, dhe është një nga fitueset më të medha në planet, duke arritur 24.7 milionë paund.
Këngëtarja e ka dyfishuar pasurinë e saj në krahasim me vitin e kaluar, ku deklaronte rreth 11.8 milion Paund. Ajo gjithashtu ka 17.3 milion paund kesh në bankë.
Një burim i industrisë së muzikës tha për 24-vjeçaren Dua Lipa: “Dua ka heshtur në biznesin e saj dhe tani është një nga interpretuesit më të suksesshëm të popit. Llogaritë më të fundit tregojnë se ajo mund të shkojë në të njëjtat të ardhura me Ed Sheeran. Nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do të rivalizojë Adele.
Dua Lipa lëshoi albumin e saj të dytë,dhe ka korrur sukses me këngët e saj, duke i kthyer në hitet më të dëgjuara në botë.