Këngëtarja shqiptare Dua Lipa renditet mes artistëve më të dëgjuar për vitin 2020. Emri i saj figuron në listën e Spotify, krahas ikonave të momentit të muzikës botërore si Drake, Bad Bunny dhe The Weekend.

Albumi i saj Future Nostalgia dhe veçanërisht hiti i saj “Don’t start now” renditen kategorinë e 5 më të dëgjuarve në gjithë botën.

Lista globale kryesohet nga Bad Bunny, me këngët e tij të dëgjuara 8.3 miliardë herë rrjetin Spotify.

Në vend të dytë renditet Blinding Lights e The Wekend me rreth 1.6 miliardë dëgjime në mbarë botën. Spotify ka bërë të ditur se zhanri më i pëlqyer gjatë këtij viti është ai pop.