
Babai i Jozit, Pjetër Marku, ka komentuar së fundmi raportin e Jozit me Loredanën. Sipas tij, dy banorët kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
“Nuk jemi aspak kundër që ata të njihen jashtë. Përsa i përket Loredanës, ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por ne duam që ai të luajë lojën e tij. Do të doja të shikoja Jozin si lojtar dhe flirtet ndodhin në varësi të situatave brenda në shtëpi.
Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne s’jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për sa i përket prindërve të Loredanës, në i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme.
Di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht si interpretohen gjërat”, tha ai në Fun Club.
