Prishja e ndërtimeve në hyrje të Shkodrës nga IKMT për t’i hapur rrugë projektit të hyrjes së qytetit është kundërshtuar nga disa prej pronarëve të këtyre objekteve. Fabion Murrizi, avokat mbrojtës i Muarrem Shkjaut thotë se IKMT është duke vepruar me një vendim të paligjshëm ndërsa prishja e ndërtimeve po bëhet pa asnjë interes publik, vetëm për të mbjellë disa pemë.
Ardit Sheqi, njëri prej pronarëve edhe ai shprehet se kjo ndërhyrje për shembjen e biznesit dhe shtëpisë së tij është e paligjshme. Sheqi thotë se prishja e shtëpisë po bëhet në një kohë që ende nuk ka kaluar shpronësimi ndërsa familja e tij përbëhet nga anëtar.
Shpronësimet e dhëna nga shteti për ndërtimet që po prishen nga IKMT sipas pronarëve janë qesharake ndërsa këtë çështje do ta ndjekin deri në gjykatat ndërkombëtare.
IKMT ka prishur 10 objekte në hyrje të qytetit të Shkodrës të cilat janë me certefikata pronësie por pritet të marrin shpronësimet në një vlerë totale prej afro 4 milion euro. Ndërkohë më herët IKMT ka shembur edhe 11 objekte të tjera pa leje në funksion të projektit të hyrjes së Shkodrës.
