Mesa duket ai nuk qenka aspak krenar dhe madje e urren këtë foto.
Së fundmi prestigjiozia “Variety” shkroi për suksesin e këngës së tij dhe Ariana Grande-s, “Stuck with you”, por të gjithë vëmendjen e artistit e mori fotoja e përdorur.
Nëpërmjet një statusi në Instastory, Bieber u shpreh se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme në kohën kur ai kishte mustaqe dhe sipas tij këtë e bëjnë që ai të duket i sëmurë.
“Unë jam akoma në shok, që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se media dëshiron të zgjedhë fotot e mia të këqija për të bërë të dukem sikur nuk jam mirë… Ka pasur fotografi të panumërta që mediat mund t’i marrin, por ata ende vazhdojnë me këtë për të më bërë të dukem i sëmurë dhe jo mirë, nuk është e drejtë.”- shkruan ai.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, Variety e ndryshoi foton dhe e zëvëndësoi me një tjetër imazh të Justin.