Paraditen e sotme deputeti socialist Petro Koçi ka ngjitur shkallët e SPAK-ut, pasi prokuroria nisi verifikimet për denoncimet publike të tij, i cili deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

https://youtube.com/watch?v=wXmLHoLU6Rc%3Ffeature%3Doembed

Sipas burimeve zyrtare të SPAK pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të bashkisë, ndërsa sot do të merret dëshmia e Koçit mbi dijeninë dhe informacionet që ka në lidhje me këtë denoncim që bëri.


Por çfarë tha Petro Koçi?

Në datë 19 Korrik, deputeti i zgjedhur në 25 Prill denoncoi se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike të bashkisë së Fierit. Koçi u shpreh se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Reforma ne Drejtesi eshte merite shembullore e PS.

Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji. Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.

Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike. Kete e realizojnë;

a, nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh

b, nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet

c, nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.

Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.

Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.

Partia Socialiste nuk ben ASNJE HAP PAS ne luften ndaj se keqes” tha ai. Deklarata solli reagime të forta, ndërsa SPAK nisi verifikimet./Abcnews.al