Një model i tmerrshëm që parashikon sesi do të jenë njerëzit e së ardhmes mund t’ju inkurajojë që të shpenzoni më pak kohë duke përdorur pajisjet elektronike. Kërkuesit kanë rikrijuar një model të quajtur “Mindy”, që sipas tyre na ofron një pamje sesi do të duket njerëzit pas 800 vitesh si rezultat i varësisë tonë ndaj teknologjisë.
Me shpinë të përkulur, qafë të gjerë, dorë me “kthetra” dhe madje edhe dy palë qepalla, Mindy “mund të jetë njeriu i vetëve 3000 e më tej.” Mindy u krijua nga “Toll Free Forëarding” si një mënyrë për të vizualizuar se si teknologjia ndikon në trupat tanë.
“Ne kemi marrë kërkime shkencore dhe opinione ekspertësh mbi këtë temë, përpara se të punonim me një projektues 3D për të krijuar një njeri të ardhshëm, trupi i të cilit ka ndryshuar fizikisht për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të telefonave inteligjentë, laptopëve dhe teknologjive të tjera”, shpjegoi ai.
Vite të tëra shikimi nga poshtë në telefonat inteligjentë tanë ose lart në ekranet e kompjuterit do të rezultojë në qëndrim të përkulur, sipas modelit. Ndërkohë duart tona do të formohen përgjithmonë në formën e kthetrave pasi të mbërthejnë vazhdimisht smartfonët.
Duke folur për Toll Free Forwarding, Dr Nikola Djordjevic nga Med Alert Help shpjegoi: “Mënyra se si i mbajmë telefonat mund të shkaktojë tendosje në pika të caktuara kontakti – duke shkaktuar “kthetra teksti”, që njihet edhe si sindroma e tunelit kubital.” /abcnews.al/