Pas dy ditëve pushim, të shtunën nis faza e 1/8 në Euro 2024. Gjithçka fillon në orën 18:00 me supersfidën Itali-Zvicër.
Tek të kaltrit i vetmi që shqetëson është Federico Dimarco, i cili ndjen akoma dhimbje dhe nuk është në formën e tij më të mirë Edhe pse, futbollisti i Interit iu bashkua ekipit në seancën e fundit stërvitore ende nuk dihet nëse do të jetë apo jo titullar. Në një skenar tjetër, trajneri Spalletti mund të aktivizojë Darmian apo Cambiaso. Nga ana tjetër, Zvicra nuk ka asnjë mungesë dhe do të luajë me më të mirët e saj.
Në mbrëmje, Gjermania sfidon Danimarkën. Te “pancerat” ka optimizëm se do ta kalojnë dhe këtë tur. Në dyshim është Rudiger, i cili është stërvitur i diferencuar pas një tendosje në kofshë, megjithatë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, me shumë gjasa ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Nagelsman.
“Duhet të gjejmë hapësirat e duhura. E dimë që nuk do të jetë e thjeshtë. Danimarka është një skuadër e mirë dhe jo më kot është ndër 16 ekipet më të mira në europian. Synimi në një ndeshje të tillë, me eliminim direkt është gjithmonë të shënojmë një gol më shumë se kundërshtari, sepse vetëm atëherë mund të kualifikohemi, ndonjëherë vetëm loja e bukur nuk mjafton”, tha Nico Schlotterbeck.
Takimi Gjermani-Danimarke do të luhet këtë të hënë në orën 21:00.