Kam 28 lojtarë, por shpjegohet lehtë. Kemi 5 lojtarë me të verdhë, dy ndeshje në shtëpi, nuk kemi transferta, nuk ka avion, kemi qendër të mirë këtu. Kemi gjithçka këtu. Vendosëm të merrnim maksimumin e mundshëm. Përtej atyre me të verdhë, kemi 3 lojtarë që janë në situatë gri. Kemi folur me doktorët, me klubet, edhe Stesina, duhet të shohim situatën e Kumbullës, Manajt dhe Bares. Duhet të merren, të shohim si janë, nëse janë në gjendje të luajnë apo jo.

Padyshim si të gjithë mund të dalim të parët, por në këtë grup mund të ndodhë gjithçka. Vjen Gjeorgjia dhe na mund, shkojmë ne atje dhe e mundim. Janë katër kombëtare që kanë luajtur në Europian, ka cilësi, janë lojtarë që luajnë në Bundesligë, Premier Ligë, janë të fortë. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi të dy ndeshjet, është një avantazh i vogël, por i mirë.

Për mua kjo ‘dhimbje koke’ është e mirë, sepse çdo trajner do mundësi për lojtarë të ndryshëm. Grupi është i tillë dhe që të mbetesh në lojë është shumë e rëndësishme. Të tre janë lojtarë të fortë. Manaj ka dy javë që nuk luan. Bare po ashtu ka marrë një goditje në gju dhe ka 13 ditë që është jashtë fushave. Sa më shumë lojtarë kemi, aq mundësi na bëjnë më mirë. Muçi po kalon një moment të mirë, po ashtu dhe Bajrami po bën shumë mirë në Skoci. Përpara një muaj unë kam vizituar Muçin, në atë kohë nuk ishte një moment i mirë për lojtarin. Kjo është puna jonë, që të motivojmë lojtarët, një përqafim një komunikim për t’i motivuar më shumë. Por siç e theksoj, është një ‘dhimbje koke’ e mirë.

Këtu po ndodh diçka shumë e bukur me Kombëtaren, sepse po marrim shumë lojtarë nga U-21. Simon Simoni, Feta Fetai, por kujtojmë dhe Pajazitin që është i dëmtuar dhe shpresoj të vijë sa më shpejtë. Kujtojmë që Tuci luajti 13 minuta me Spartën ndeshjen e fundit. Situata e Manajt është për t’u shikuar dhe mendoj që nuk është një moment i mirë për të marrë Kristian Shpendin vetëm për ta futur. Ai është një lojtar shumë i mirë, por në formë shakaje janë të dy vëllezër (për Stiven Shpendin), njëri është më i fortë, tjetri më i shpejtë. Ndoshta i marrim të dy kur të vijë koha (qesh).

Nuk di të them momentalisht. Di ç’duhet t’i them lojtarëve të mi. Është një grup i vështirë, kemi 5 ditë për të bërë stërvitje dhe të kuptojmë ç’duhet të bëjmë ose jo në fushë. Por me zemër dhe shpirt. Me këto të dyja e dimë ç’duhet të bëjmë dhe fatmirësisht kemi tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë.

E rithem që situata e Manajt duhet partë dhe vlerësuar për të marrë një vendim. Daku është i skualifikuar, Tuici ka bërë mirë. Kemi dy lojtarë që mund të luajnë si 9-sh. Uzuni është sulmues i dytë, ndërsa Muçi është trekuartistë. Nga cilësitë e lojtarëve janë më të ndryshme. Uzuni është më i përfshirë brenda zonës, ndërsa Muçi krijon më shumë hapësirë për të lëvizur jashtë zonës. Në varësi të nevojave mund të aktivizojmë këta lojtarë dhe një lojtar tjetër si numër 9.

Siç e thashë më përpara ne kemi marrë shumë lojtarë nga Kombëtarja U-21, të cilët janë vërtet shumë të mirë. Duhen respektuar dhe t’i jepet hapësirë të rinjve, por ne nuk vendosim dot për këtë sepse ka një proces në Kombëtare. Kemi lojtarë shumë të rinj në Kombëtaren tonë. Jemi munduar të krijojmë një balancë mes atyre me eksperiencë dhe të rinjve. Mendoj se vërtet kemi një skuadër shumë të re.

Top Channel