Mbrojtësi kuqezi i Lazios, Elseid Hysaj foli për “Lazio Style Channel” përpara ndeshjes së bardhekaltërve me Sassuolon.
Hysaj u shpreh se duhet një fitore ditën e nesërme, për më tepër që kundërshtari është një ekip mjaft i fortë. Hysaj do të përballë edhe lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami.
“Do të na duhet të bëjmë një ndeshje siç dimë ta bëjmë vetëm ne, vitin e kaluar vuajtëm shumë atje. Në Sassuolo është e vështirë të marrim pikë, por ne e dimë këtë edhe nëse duhet të japim 110% do ta japim.
Rezultatet e fundit? Ato ishin sigurisht fitore që na duheshin, na dhanë motivim dhe qartësi që mund të fitojmë dhe të luajmë kundër të gjithave skuadrave.
Kundërshtari? E dimë se kanë lojtarë të nivelit të lartë. Duhet të jemi të kujdesshëm nga krahët.