Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbrëmje gala natën e djeshme, ku morën pjesë personalitete të botës së sportit dhe jo vetëm. Duke filluar nga kryeministri Rama dhe deri të presidenti i UEFA-s, Ceferin ishin të pranishëm. Kreu i FSHF, Armand Duka ndau një postim në rrjetet sociale nga kjo mbrëmje gala.

“Një mbrëmje e veçantë pak orë para finales së madhe te Conference League.

Pata mundësinë të flas dhe të ndaj projekte frymëzuese me miq të mëdhenj të Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Sot jemi Kryeqyteti europian i futbollit.

Shijojeni!”, shkroi Duka.