Shqipëria më në fund arriti të fitojë ndaj Hungarisë dhe e mbajti të hapur garën për vendin e dytë në grup, teksa kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i eliminatoreve. Pas ndeshjes për mediet foli edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili u shpreh:

“Jam i kënaqur me praninë e tifozëve, që krijuan atmosferë dhe jam i bindur që e ndihmuan skuadrën. I lumtur me rezultatin dhe golin e Brojës. Një fitore ndaj një kundërshtari, që ka qenë mace e zezë në historinë tonë, nuk i kishim mundur asnjëherë.

Kjo fitore na mban në lojë për ndeshjet e fundit. Të mos jemi euforikë dhe të marrim tre pikët të mërkurën dhe të luftojmë për tre pikët ndaj San Marinos. Me Poloninë luajtëm mirë, krijuam dhe mbajtëm topin më shumë se Polonia, goditëm 16 herë portën dhe shënuam një herë.Poloninë e ndihmoi Zoti dhe arbitri, që gaboi rëndë. Në nxorrëm mësimet tona. Nuk duhet të gabojmë ashtu në goditjet standarte dhe sot i korrigjuam. Nëse luajmë kështu, do kemi të ardhme të mirë. Në Elbasan kemi fat në përgjithësi, por nuk është kryesore, duhet t’i bësh kujdes edhe këmbëve”, tha kreu i futbollit shqiptar. /abcnews.al