I penduari i drejtësisë, serial-killeri Nuredin Dumani është paraqitur këtë të premte të 17 qershorit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK

Mësohet se Nuredin Dumani është duke u ballafaquar me Erion Alibejn dhe Henrik Hoxhajn, edhe këta të dy të arrestuar.

Siç mëson Panorama, kjo është faza përmbyllëse e hetimit nga prokurorët e SPAK dhe do bëhet një ballafaqim për dëshmitë e dhëna deri më tani.

Kjo është hera e parë që Dumani paraqitet në SPAK, që pas arrestimit të tij, ku mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri./panorama