Durrës/Informacion paraprak
Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.