Një shtetase 62 vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të katërt duke rënë në ballkonin e katit të dytë në shtëpinë e saj në qytetin e Durrësit.

“Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

62-vjeçarja ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.