Durrës, kapen qindra mijëra euro në një autobus që vinte nga Bari. Operacioni nga Policia dhe Drejtoria e Doganave.

Durrës, kapen qindra mijëra euro në një autobus që vinte nga Bari. Operacioni nga Policia dhe Drejtoria e Doganave. Paratë ishte fshehur në tavanin e autobusit, te kondicioneri i autobusit. Ndalohet shoferi, vijon numërimi i parave. Paratë u zbuluan nga skaneri dhe nga burimet mësohet se bëhet fjalë për 500 mijë euro të padeklaruara. Autobusi aktualisht mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit nga policia e Durrësit.