Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021., rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit, automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit