Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në qytetin e Durrësit pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në polici janë shoqëruar dhe autori e personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Mbetet e paqartë se cfarë e shkaktoi konfliktin ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta,  është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel