DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kanë evidentuar një rast të kësaj veprimtarie, që ushtrohej në ambientet e një lokali, në lagjen “Sporti”.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. K., 36 vjeç, pasi kishte vënë në dispozicion këtë lokal, për organizimin e kundërligjshëm të lojës së fatit (baste sportive), si dhe ndaj shtetasve A. P., 42 vjeç, A. H., 37 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, banues në Gramsh, pasi u kapën në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve të tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celulare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 64 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me të cilin qarkullonin shtetasi O. P., 68 vjeç (drejtues) dhe N. P. (pasagjere), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç., 34 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ll., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në banesë e tij, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që ka qenë duke punuar, shtetasi E. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.