Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë ndalimi i shtetasit Hekuran Çekrezi, 61 vjeç, banues në Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. Ç., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
S. Z., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
E. B., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.