Një kambist ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, pasi dy burra dhe një grua i bënë pritë në hyrje të ashensorit.

Mësohet se kambisti është 70 vjeçari i quajtur Ibrahim Dulla, të cilin tre grabitësit po e prisnin në hyrje të ashensorit të pallatit të tij.

Autorët e ngjarjes e kanë dhunuar fillimisht Didën dhe më pas i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që sipas informacioneve paraprake është 5 milionë lekë të vjetra.

Autorët kanë qenë të maskuar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre.

(E.H/Faxweb.al)