Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherazi Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo, ka zhvilluar sot disa takimesh me banorët dhe bizneset e qytetit të Krujës e Fushë-Krujës.

Këto takime vijnë 2 ditë para protestës kombëtyarte e cila do të mbahet në 7 korrik para kryeministrisë.

Ndaj Garo nuk ka humbur kohë dhe ka dalë bashkë me ekipin në terren për të ftuar sipërmarrësit e bizneseve të Krujës e Fushë Krujës që të marroj pjesë në këtë protestë.  

“Dere me dere se bashku me Jola Hysaj, Bledi Kasmi, Xhevahir Bilja, Mira Ballen, etj. ne cdo biznes ne pazarin e mrekullueshem te Krujes!

Cfare bukurish, natyrore & artizanale e prape… kaq pak turiste…

Sipermarresit e ketyre bizneseve nuk duan qe potenciali i tyre te mos arrihet! Ndaj, te karakterizuar nga shpirti i lire i biznesit, ata jane shume te per pjesemarrjen ne protesten e 7 korrikut!

Kruja do te jete ne shesh, me 7 korrik ora 7!”, shkruan Floriana Garo.