Dy ditë pas Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Tepelenë ministrat e kabinetit të tij.
Mësohet se në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, që do zhvillohet në dy ditë, në fokus të diskutimeve do të jenë për reformat dhe punët e bëra nga qeveria dhe çfarë do duhet të bëhet në vazhdim.
Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa mësohet se tashmë i gjithë kabineti është futur në sallën e hotelit ku do të mbahet mbledhja.